Ndërlidhjet

Ban e dënoi sulmin izraelit kundër konvojit të OKB-së


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar ushtrinë izraelite për hapjen e zjarrit kundër një konvoji me ndihma dhe vrasjen e dy punëtorëve të OKB-së në Rripin e Gazës.

Pas sulmeve, Agjencia e OKB për refugjatët palestinezë i suspendoi operacionet në Rripin e Gazës për shkak të rrezikut nga forcat izraelite.

Raportohet se incidenti ndodhi në veri të Gazës, gjatë asaj që mendohet se ishte pauzë në operacionet e Izraelit për lejimin e hyrjes së ndihmave.
XS
SM
MD
LG