Ndërlidhjet

Pillay: Të bëhen hetime të pavavrura në Rripin e Gazës


Komisionarja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka kërkuar hetime të "pavarura dhe të besueshme" lidhur me shkeljen eventuale të së drejtës humanitare në konfliktin në Rripin e Gazës.

Ajo këto komente i bëri në seancën e veçantë të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, kushtuar situatëns në Rripin e Gazës.

Zonja Pillay tha se Izraeli dhe Hamasi janë të obliguar, që ta mbajnë "proporcionalitetin" dhe të ndërmarrin masa për zvogëlimin në minimum të viktimave civile.

Ajo vlerësoi se sulmet me raketa nga Rripi i Gazës në Izrael janë "të papranueshme" dhe se sulmet ajrore ndëshkuese izraelite ishin të "patolerueshme".

Kombet e Bashkuara thonë se trupat izraelite kishin evakuuar 110 palestinezë në një shtëpi në qytetin e Gazës, ndërsa pas 24 orësh, këtë shtëpi e kishin goditur me predha.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite ka thënë se kjo çështje po hetohej, por se ajo nuk kishte dijeni për këtë incident.
XS
SM
MD
LG