Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Turqi: Hetohet grupi që kërkoi falje nga Armenia


Një prokuror i Turqisë i ka filluar hetimet, që mund të çojnë në akuza penale kundër grupit që në internet kërkoi falje për vrasjet e armenëve në Luftën e Parë Botërore.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anatolia, raportoi se prokurori po zhvillonte hetime nëse veprimi i këtij grupi paraqet shkelje të Kodit penal të Turqisë, me të cilin sanksionohet "fyerja e popullit të Turqisë".

Turqia i hedhë poshtë akuzat se Perandoria Otomane ka bërë gjenocid kundër armenëve, duke vrarë 1.5 milionë në fillim të vitit 1915.

Në të kaluarën, autoritetet kanë dënuar akademikët dhe autorët për kritika të qëndrimit zyrtar të Ankarasë për çështjen e Armenisë.
XS
SM
MD
LG