Ndërlidhjet

Moskë: Putin dhe Topolanek bisedojnë për gaz


Një delegacion i Bashkimit Evropian, i kryesuar nga kryeministri çek, Mirek Topolanek, e ka filluar takimin me kryeministrin e Rusisë, Vlladimir Putin, në përpjekje për t'i zgjidhur mospajtimet ndërmjet Rusisë e Ukrainës për gazin rus, me të cilin Evropa furnizohet nëpërmjet të Ukrainës.

Kryeministri çek, Mirek Topolanek, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së BE-s, tha se mbrëmë ishte arritur një marrëveshje verbale me zyrtarë të Ukrainës, për vendosjen e monitoruesve për kontrollimin e tranzitit të gazit rus nëpër gasjellësin në Ukrainë.

Por, kryeministri rus, Putin, tha se asnjë marrëveshje nuk do të konsiderohet e vlefshme, derisa ajo të nënshkruhet:

- Shpresoj se ju keni arritur sukses në bindjen e partnerëve ukrainas, për domosdoshmërinë e nënshkrimit të dokumenteve përkatëse, tha zoti Putin.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për veprime ilegale ldihur me gazin e dedikuar për Evropë. Këto akuza Ukraina i ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG