Ndërlidhjet

Kajro: Aktivitete diplomatike për Gazën


Derisa ofensiva tokësore dhe ajrore e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, ka hyrë në javën e tretë, në Egjipt po vazhdojnë përpjekejt diplomatike për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi e kanë hedhur poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet armëpushim i menjëhershëm.

Ushtria izraelite tha se aeroplanat e tij luftarakë kanë sulmuar disa caqe në gjithë Gazën sot herët në mëngjes, ndërsa trupat e tij tokësore ishin angazhuar në një varg përleshjesh me militantët.

Hamasi ka hedhur më tepër raketa.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha se Izraeli duhet ta pranoj planin e ndërmjetësuar nga Egjipti për ndaljen e luftimeve, ose në të kundërtën, përgjegjësia për luftën mbetet tek Izraeli.

Ai në Kajro, poashtu, tha se shpreson se Hamasi pa "hezitime" do të jetë në gjendje të arrijë marrëveshje për ndaljen e luftimeve.

Zyrtarë të hamasit dhe minsitri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pritet të takohen me zyrtarët e Egjiptit.

Zyrtarë mjekësorë në Rripin e Gazës thonë se afro 800 palestInezë janë vrarë prej se Izraeli e filloi operacionin e tij ushtarak më 27 dhjetor. Është raportuar se dhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë. Nga raketat e militanëtve janë vrarë edhe tre civilë izraelitë.
XS
SM
MD
LG