Ndërlidhjet

Bruksel: Marrëveshja për gaz ende e pasigurt


Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për zgjidhjen e kontestit për gaz ndërmjet Rusisë e Ukrainës, ende nuk është e sigurt.

Marrëveshja, që u arritë gjatë funjavës, ka përcaktuar kushtet për dërgimin e gazit rus për në Evropë, nëpërmjet të gazsjellësit në Ukrainë.

Por, dje Rusia akuzoi Ukrainën për ndryshimin e marrëveshjes dhe e shpalli atë të pavlefshme.

Komisioni Evropian tash thotë se Ukraina është pajtuar ta nënshkruaj përsëri dokumentin, për t'i shqyrtuar shqetësimet e Rusisë.

Lidhur me këtë çështje pritet që sot në Bruksel të diskutojnë edhe ministrat e energjisë së BE-së.
XS
SM
MD
LG