Ndërlidhjet

Moskë: Ukraina përsëri e nënshkroi marrëveshjen


Gjiganti energjetik rus, Gazprom, tha se Ukraina sot përsëri e ka nënshkruar marrëveshjen për dërgimin e gazit rus në Evropë nëpër Ukrainë.

Gjatë fundjavës, Bashkimi Evropian e kishte ndërmjetësuar nënshkrimin e marrëveshjes, por mbrëmë vonë Rusia e akuzoi Ukrainën për ndryshimin e neneve të këtij dokumenti dhe e shpalli atë të pavlefshëm.

Gazrpomi sot tha se përfaqësuesit e tij zhvilluan negociata në Kiev dhe pala ukrainase e nënshkroi marrëveshjen "pa nene plotësuese".

Prej 1 janarit të këtij viti, Rusia e ka ndalur dërgimin e gazit në Ukrainë për shkak të kontestit për çmime. Të mërkurën e kaluar Rusia e ndali edhe gazin e dedikuar për Evropë, që kalon nëpër Ukrainë, duke e akuzuar Kievin për vjedhje të gazit. Këto akuza Ukraina i ka hedhur poshtë.

Lidhur me çështjen e furnizimit me gaz, sot në Bruksel do të diskutojnë ministrat e energjisë të vendeve anëtare të BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG