Ndërlidhjet

Abbas: Izraeli përpiqet t'i fshijë palestinezët në Gazë


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas e akuzoi Izraelin se synon "t'i fshijë" palestinezët nga Rripi i Gazës duke refuzuar që t'i japë fund ofenzivës ushtarake.

Abbas tha sot në Ramallah se palestinezët "po mbahen mirë" dhe se "kurrë nuk do të dorëzohen".

Komentet e mëparshme të liderit palestinez shqetësuan shumë arabë. Të shtunën, Abbas tha se Autoriteti Palestinez, i cili kontrollon Bregun Perëndimor por jo dhe Gazën, dëshiron paqe, dhe se nëse rezistenca synon t'i shkatërrojë njerëzit, ne nuk e duam atë".
XS
SM
MD
LG