Ndërlidhjet

Clinton: Do të përdor diplomacinë dhe mbrojtjen


Hillary Rodham Clinton tha se do të punojë për ta bindur Iranin dhe Sirinë që "të heqin dorë nga sjellja e tyre e rrezikshme".

Gjatë seancës dëgjimore në komitetin e Senatit, i cili e shqyrton emërimin e saj për sekretare të shtetit, Clinton tha se ajo do ta sfidojë Iranin që t'i japë fund programit të dyshuar për armët bërthamore.

Clinton tha se planifikon të punojë shumë ngushtë me Rusinë dhe Kinën për çështjet kyçe ekonomike, të sigurisë dhe të mosproliferimit.

Clinton gjithashtu u zotua se do të angazhohet shumë për partneritet më të forta të SHBA-ve në botë.

Ajo premtoi se do ta përtrijë lidershipin e Shteteve të Bashkuara përmes përzierjes së "fuqisë së mençur" të diplomacisë dhe të mbrojtjes.

"Ne duhet ta përdorim atë që quhet 'fuqi e mençur', gamën e plotë të mjeteve që kemi në dispozicion, si ato diplomatike, ekonomike, ushtarake, politike, legale dhe kulturore, duke e zgjedhur mjetin e duhur apo kombinimin e mjeteve për çdo situatë. Me 'fuqinë e mençur', diplomacia do të jetë pararojë e politikës sonë të jashtme", tha senatorja Clinton.

Nëse miratohet siç pritet, Clinton do të konfirmohet plotësisht nga Senati në 20 janar, kur do inaugurohet presidenti i zgjedhur Barack Obama.
XS
SM
MD
LG