Ndërlidhjet

Leonard Cohen humb kursimet, i kthehet muzikës


Veterani i muzikës rock, Leonard Cohen, është detyruar t'i kthehet skenës pasi menaxheri i biznesit të tij humbi kursimet pensionale. Cohen do të mbajë koncertin e parë pas 15 viteve në SHBA. 74 vjeqari nga Kanadaja do të performojë në Beacon Theatre në Neë York më 19 shkurt. Biletat e koncertit pritet të dalin në shitje këtë javë. Cohen u popullarizua në vitet 1960 me poezitë, këngët dhe novelat e tij të cilat bazoheshin në një romancë të veçantë.
XS
SM
MD
LG