Ndërlidhjet

Evropa vazhdon të mbetet pa gazin rus


Kryeministri i Sllovakisë tha se nuk pret rrjedhje të shpejtë të gazit natyror rus, në kohën kur Rusia dhe Ukraina janë përfshirë në mosmarrëveshje, e cila trazoi furnizimin me gaz të 18 vendeve evropiane në mes të dimrit.

Pas bisedimeve në Kiev dhe Moskë, kryeministri Robert Fico tha se janë të pakta gjasat që gazi rus të mund të kalojë në 24 apo 48 orët e ardhshme.

Fico e përshkroi konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës si "shumë të thellë" dhe me natyrë politike.

Ndërkohë, kryeministri i Bullgarisë Sergei Stanishev tha se kriza mund ta dëmtojë reputacionin e Ukrainës dhe Rusisë në plan afatgjatë.

Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për mos rrjedhjen e gazit rus përmes territorit ukrainas.

XS
SM
MD
LG