Ndërlidhjet

Ban: Sulmi ndaj OKB-së në Gaza, mizori


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se ishin "mizori" informacionet se Izraeli ka bombarduar selinë e OKB-së në Qytetin e Gazës.

Ban ka kërkuar shpjegime të plota nga Izraeli rreth sulmit, i cili sipas punonjësve vendorë të OKB-së shkaktoi zjarrin e një depoje dhe plagosi tre persona.

"Kam pasur një bisedë telefonike me ministrin izraelit të mbrojtjes, i cili më tha se ishte një gabim shumë i rëndë dhe se ai e kishte marrë shumë seriozisht", tha Ban.

Ky i fundit gjendet në Izrael si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme në përpjekje për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG