Ndërlidhjet

Olmert: Sulmi ndaj KB-së, incident fatkeq


Izraeli ka qëlluar drejt selisë së OKB-së në Gaza, pasi militantët kanë sulmuar prej andej, tha kryeministri izraelit, Ehud Olmert.

Olmert i tha kreut të OKB-së, Ban Ki Moon se bëhej fjalë "për një incident fatkeq" duke shtuar se përgjegjës ishin militantët.

Ban më herët tha se ishin "mizori" informacionet se Izraeli ka bombarduar selinë e OKB-së në Qytetin e Gazës. Ban Ki Moon gjendet në Izrael si pjesë e një turneu diplomatik në rajon.

Deri tani mbi 1000 palestinezë, gjysma e të cilëve civilë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite. Ban Ki Moon tha se numri i viktimave në Gaza ka arritur në një pikë "të papërballueshme".

XS
SM
MD
LG