Ndërlidhjet

Lituani: Protesta kundër qeverisë


Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për t'i shpërndarë protestuesit që hodhën gurë dhe vezë në ndërtesën e Parlaemntit të Lituanisë.

Një oficer i policë dhe disa të tjerë u plagosën në përleshjet. Gjatë protestave u thyen dhjetra dritare të ndërtesës së parlamentit.

Rreth 7 mijë vetë protestuan kundër qeverisë në Vilnius, në kohën e rënies ekonomike, rritjes së taksave dhe uljes së shpenzimeve buxhetore.

Tubimi në Lituani pasoi protestën e fuqishme të martën në Letoni, e cila përfundoi me trazira.

Gjatë javës, trazira u shkaktuan edhe nga protestat antiqeveritare të në Bullgari.

XS
SM
MD
LG