Ndërlidhjet

BE: Mundësi e fundit për Rusinë dhe Ukrainën


Bashkimi Evropian tha se Rusia dhe Ukraina e kanë mundësinë e fundit këtë fundjavë për të zgjidhur mosmarrëveshjen që e ka bllokuar furnizimin e Evropës me gaz, ndryshe i rrezikojnë marrëdhëniet e tyre të gjera me BE-në.

"Komisioni Evropian beson se takimiet në ditët e ardhshme ofrojnë mundësinë më të mirë dhe të fundit për Rusinë dhe Ukrainën që të dëshmojnë se janë serioze në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre. Gazi duhet të rrjedhë. Do ta konsiderojmë periudhën si test për të gjykuar nëse ata janë partnerë të besueshëm", tha zëdhënësi i komisionit, Johannes Laitenberger.

Rusia dhe Ukraina e fajësojnë njëra tjetrën për ndërprerjen e gazit, i cili preku 18 vende evropiane.
XS
SM
MD
LG