Ndërlidhjet

Kjev-Moskë, bisedime të reja për gazin


Rusia dhe Ukraina do të bëjnë sot edhe një përpjekje për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve rreth furnizimit të Evropës me gaz.

Rusia është ndër burimet kryesore të furnizimit të Evropës me gaz, i cili kalon tranzit nga Ukraina. Mosmarrëveshjet mes dy vendeve e kanë lënë Evropën për gati dy javë në të ftohtë.

Kryeministri rus Putin takohet sot në Moskë me homologen e tij ukrainase Timoshenko. Pritet që të dërguarit e BE-së të marrin pjesë në takim.
XS
SM
MD
LG