Ndërlidhjet

Olmert: Armëpushimi i njëanshëm, i mundshëm


Udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar se po punojnë për një armëpushim pas luftimeve tre javore në Rripin e Gazës.

Pritet që në orët e vona të së shtunës kryeministri Olmert të mbledhë Këshillin e Sigurisë për të vendosur rreth mundësisë së një armëpushimi të njëanshëm. Ende nuk dihet nëse Izraeli do të pranojë edhe kërkesën e Hamasit për të lehtësuar bllokadën ndaj Rripit të Gazës.

Gjatë tre javëve të luftimeve janë vrarë mbi 1150 palestinezë dhe 13 izraelitë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara UNRWA raporton se dy persona u vranë nga sulmet izraelite ndaj një shkolle të drejtuar nga OKB-ja në veri të Gazës.
XS
SM
MD
LG