Ndërlidhjet

Obama mbërrin në Uashington


Treni me të cilin Barak Obama udhëtoi nga Filadelfia, ka arritur në Uashington. Një udhëtim i tillë u bë edhe nga ish presidenti Abraham Linkoln. Gjatë një ndalese në Baltimore, Obama u bëri thirrje amerikanëve të jenë të durueshëm derisa ballafaqohen me sfida si kriza ekonomike dhe konfliktet ne Irak dhe Afganistan.

"Në e dimë se këto sfida të stërmëdha me të cilat ballafaqohemi tash nuk do të zgjidhen shpejtë. Do të ketë frustrime dhe zhgënjime. Unë të do bëj gabime. Por ne jemi të thirrur të tregojmë maturi edhe nëse reagojmë me shpejtësi" tha Obama.

Operacione të mëdha sigurie po zhvillohen në Uashington para inagurimit të Barak Obamës për president të SHBA-ve. Më shumë se 2 milion njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni.
XS
SM
MD
LG