Ndërlidhjet

Çekia miraton praninë e 430 trupave në Kosovë


Qeveria e Çekisë ka miratuar planin për pjesëmarrjen e trupave çeke në misionet paqeruajtëse. Ky plan është ndryshuar pasi parlamenti hodhi poshtë dhjetorin e kaluar propozimin e Qeverisë për të rritur praninë ushtarake në Kosovë dhe në Afganistan. NATO-ja kishte shprehur shqetësimin e saj pas reagimit të parlamentit të Çekisë.

Sipas planit të ri, 430 ushtarë çekë do të veprojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, kurse 120 të tjerë do të jenë të gatshëm për tu dërguar në çdo kohë në Kosovë nëse paraqitet nevoja.

"Mendoj se kemi një marrëveshje që do të miratohet nga Parlamenti", tha presidenti çek Vasllav Klaus.
XS
SM
MD
LG