Ndërlidhjet

Gazi rus përsëri në Evropë


Rusia sot e ka vazhduar furnizimin e Evropës me gaz nëpër Ukrainë, duke e përfunduar kështu krizën dy javëshe me furnizim, që ka shkaktuar situata të jashtëzakonshme në vendet evropiane.

Sllovakia njoftoi se ka filluar ta marrë gazin disa orë pasi nga Moska ishte raportuar se është lejuar rrjedhja e gazit për në Evropë.

Furnizimi me gazin rus për Ukrainën ishte ndërprerë më 1 janar, ndërsa pas një jave furnizimi ishte ndalur edhe për Evropën.

Vazhdimi i furnizimit me gazin rus u bë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje 10 vjeçare për gaz. Ukraina do të paguaj 360 dollarë për 1 mijë metra kub gaz.

Më herët, kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko, tha se pret që çmimi të jetë 230 dollarë për 1 mijë metra kuba gaz në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG