Ndërlidhjet

Kina e censuron fjalimin e presidentit Obama


Mediat perëndimore raportuan se përkthimi zyrtar kinez i fjalimit inaugurues të presidentit amerikan Barack Obama, nuk i ka pjesët ku ai iu referua komunizmit dhe disidencës.

Autoritetet e mediave i kanë hequr nga fjalimi i Obamas temat që janë cilësuar si të "ndjeshme".

Verzioni i censuruar i fjalimit u transmetua nga agjencia shtetërore Xinhua.

Kina edhe më parë i ka ndryshuar fjalët e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG