Ndërlidhjet

Senati konfirmon Clintonin


Senati i Shteteve të Bashkuara me shumicë të madhe votash e konfirmoi emërimin e Hillary Clintonit në postin e sekretares amerikane të shtetit.

Për zonjën Clinton votuan 94 senatorë ndërsa dy ishin kundër.

Senatori republikan, John Cornyn, tha se do ta mbështeste Hillary Clintonin, por theksoi se mund të ketë konflikt interesash për shkak të pagesave të jashtme në fondacionin humanitar të bashkëshortit të saj, Bill Clinton, ish president amerikan. Senatori Cornyn në fund voti për zonjën Clinton.

Për konfirmimin e saj në postin e sekretares amerikane të shtetit, voti edhe senatori republikan, John McCain, që ishte rival i Barack Obamës në zgjedhjet për president amerikan.
XS
SM
MD
LG