Ndërlidhjet

Ban: Izraeli t'i shpjegojë "sulmet e tmerrshme"


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thotë se pret që Izraeli t'i shpjegoj "sulmet e tmerrshme" kundër kapaciteteve të OKB-së dhe dëshiron që të gjenden përgjegjësit.

Zoti Ban ka vizituar Rripin e Gazës të martën dhe ka premtuar ndihmë për palestinezët, pas sulmeve izraelite, nga të cilat u vranë 1300 vetë dhe mijëra njerëz mbeten pa kulm mbi kokë.

Izraeli tha se këto sulme ishin ndërmarrë për ta ndalur Hamasin, që të mos e sulmonte territorin izraelit me raketa nga Rripi i Gazës.

Pasi të dy palët shpallën armëpushim, Izraeli i ka tërhequr trupat e tij nga ky territor.
XS
SM
MD
LG