Ndërlidhjet

Kinë: Dënime me vdekje për skandalin e qumështit


Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje dy persona të involvuar në prodhimin e qumështit të prishur, nga i cili kanë humbur jetën gashtë foshnje dhe afro 300 mijë janë sëmurë nga helmimi.

Mëtutje, me burgim të përjetshëm janë dënuar dy udhëheqës të lartë të kompanisë, që e prodhoi qumështin e prishur.

Pritet që gjatë ditës, gjykata do të shpallë edhe vendimet për të tjerët nga gjithsej 21 personat e akuzuar për prodhimin dhe shitjen e qumështit, që ishte përzier me materje kimike helmuese.

Gjatë vitit të kaluar, skandali me qumështin e prodhuar në Kinë shkaktoi situatën në të cilën nga mbarë bota u tërhoqën kontigjentet e qumështit. Poashtu, situata nxori në sipërfaqe korrupsionin e zyrtarëve dhe të korporatave.
XS
SM
MD
LG