Ndërlidhjet

Thaçi: Nuk ka negociata me Beogradin


Kosova nuk do të zhvilloj negociata me Beogradin për statusin e serbëve të Kosovës, tha kryeministri Hashim Thaçi.

Mëtutje, në intervistën për agjencinë DPA, zoti Thaçi ka shprehur shqetësim për strukturat paralele, të cilat mbështeten nga Beogradi dhe ka tërhequr vërejtjen se autoriteti për doganat, policinë dhe drejtësinë duhet t'i kaloj misionit EULEX të BE-së.

"Grupet paramilitare ilegale duhet të zhbëhen", tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se "Beogradi përfundimisht duhet t'i ndalë sulmet kundër neve duke i shfrytëzuar serbët në veri të Kosovës".
XS
SM
MD
LG