Ndërlidhjet

HRW: Fajësohen Rusia dhe Gjeorgjia


Në raportin më të ri, organizata Human Rights Watch, thotë se të dy palët, në luftën Rusi-Gjeorgji, kanë kryer shumë shkelje të të drejtave të njeriut gjatë dhe pas konfliktit të muajit gusht të vitit të kaluar.

Në raport thuhet se është përdorë forcë "pa dallim dhe joproporcionale" nga trupat ruse dhe ato gjeorgjiane. Poashtu janë fajësuar edhe forcat separatiste të Osetisë Jugore.

Autoritetet e Rusisë dhe të Gjeorgjisë nuk kanë bërë komente të menjëhershme lidhur me këtë raport.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG