Presidenti amerikan, Barack Obama, kërkoi nga Kongresi, që sa më shpejtë ta miratoj planin e tij për injektimin e 825 miliardë dollarëve në ekonominë e Shteteve të Bashkuara, e cila po ballafaqohet me probleme të mëdha.
Gjatë fjalimit të tij të parë në radio dhe në internet, presidenti Obama, tërhoqi vërejtjen se nëse nuk ndërmerret aksion i shpejtë, papunësia në Amerikë muind të rritet.
- Vetëm këtë javë, pamë më tepër njerëz të papunë se në 26 vitet e fundit dhe ekspertët pajtohen se nëse nuk bëhet asgjë, shkalla e papunësisë mund të arrijë numër dyshifror, tha presidenti Obama.
Ai tha se administrata e tij do të jetë përgjegjëse për sukses ose dështim të planit për stimulimin e ekonomisë.