Ndërlidhjet

Hoti: Situata e qetë dhe stabile


Policia e Kosovës nuk e përjashton mundësinë që dy shpërthimet e mbrëmshme në veri të Mitrovicës, të jenë kryer nga i njejti person.

Zëdhënësi i Policsë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, sqaron rrethanat në të cilat kanë ndodhur shpërthimet me një distancë kohore prej 1 ore në mes veti.

- Distanca është një metër apo dy prej shpërthimit të parë dhe atij të dytë, që nënkupton se këto mjete janë vendosur ose hedhur në një lokacion të njejtë nga personi ose personat që kanë shkaktuar këtë detonim", i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi Hoti.

Ai theksoi se situata aktuale e sigurisë në qytetin e Mitrovicës është sërish e qetë dhe stabile.

- Situata është qetësuar falë vet banorëve që e kanë kuptuar situatën, ndërsa nuk janë regjistruar incidente të tjera pas këtij shpërthimi. E kam fjalën për tubimin e dy komuniteteve, qoftë atij serb apo shqiptar, si pasojë e këtij shpërthimi. Nuk ka pasur reagime të tilla, shtoi ai.

Polica e Kosovës njofton se përveç disa xhamave të thyer të dritareve të një banese në afërsi të vendit ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka pasur dëmtime të tjera e as persona të lënduar.
XS
SM
MD
LG