Ndërlidhjet

Kompanitë holandeze në krizë të thellë


Prodhuesi i aparateve elektronike Philips dhe grupi bankar ING njoftuan se do të shkurtojnë 13 mijë vende punë në mbarë botën. Philips tha se 6 mijë vende pune do të mbyllen derisa ING njoftoi se do të veprojë njëjtë me 7 mijë vende pune. Qeveria e Holandës i ndau 10 miliard euro ING për t'i ndihmuar në kapërcimin e krizës financiare. Njoftimi i dy kompanive holandeze bëhet para konfirmimit se prodhuesi i çelikut Corus do të shkurtojë 3 mijë e 500 vende pune.
XS
SM
MD
LG