Ndërlidhjet

Sllovaki: Lajçak u emërua ministër i jashtëm


Kryetari i Sllovakisë, Ivan Gashparoviq, e ka emëruar përfaqësuesin e deritashëm ndërkombëtar në Bosnjë, Miroslav Lajçak, për ministër të jashtëm të Sllovakisë.

Ministri i deritashëm, Jan Kubish, është emëruar në një post të lartë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Zoti Lajçak pritet të kthehet në Sarajevë, për ta përfunduar procesin e dorëzimit të funksionit që e ka në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG