Ndërlidhjet

Kompanitë i mbyllin shumë vende të punës


Kompanitë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se do t'i mbyllin më se 60 mijë vende pune për shkak të krizës globale ekonomike.

Valën e shpalljes së mbylljes së vendeve të punës e filloi gjiganti elektronik holandez, Philips dhe grupi bankar ING, duke paralajmrëuar mbylljen e 13 mijë vendeve.

Kompania Corus thotë se do t'i mbyllë 3500 vende, shumica prej tyre në Britani.

Në Shtetet e Bashkuara, kompaina Caterpillar, prodhuesi më i madh i buldozherëve në botë, tha se planifikon mbylljen e 20 mijë vendeve të punës në mbarë botën, për shkak të rënies së kërkesave për prodhime makinerike ndërtimore.

Mbyllja e 25 mijë vendeve të tjera të punës, është shpallur nga kompania General Motors, prodhuesi i ilaçeve Pfizer, kompania e telekomit Sprint Nextel Group dhe kompania tregtare Home Depot.
XS
SM
MD
LG