Ndërlidhjet

Sërish luftime në Gaza


Sot kanë rifilluar luftimet ndërmjet ushtarëve izraelit dhe militantëve palestinezë në kufirin e Izraelit me Gazën.

Një ushtar izraelit dhe një palestinez raportohen të vrarë në dhunën e fundit që shënon edhe prishjen e armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të arritur javën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se një bombë ishte vendosur në afërsi të patrullës ushtarake në rajonin kufitar.

Punonjësit mjekësorë palestinezë thanë se pas incidentit, forcat izraelite kanë hyrë në Rripin e Gazës afër vendit të shpërthimit, duke qëlluar për vdekje një fermer.

Asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm.
XS
SM
MD
LG