Ndërlidhjet

Filluan diskutimet për projektin Nabuko


Zyrtarë të lartë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe të dy bankave po diskutojnë ndërtimin e gazsjellësit të ri evropian.

Samiti në kryeqytetin e Hungarisë mbahet pak kohë pasi vendet evropiane u përballën me çrregullimin e furnizimit me gaz rus përmes Ukrainës, për shkak të mosmarrëvjes Moskë – Kiev për çmimin e gazit.

Në hapje të takimit, kryeministri i Hungarisë, Ferech Gyurcsany, tha se "detyra më e rëndësishme dhe strategjike" e BE-së është diversifikimi i resurseve të energjisë.

Gazsjellësi Nabuko me gjatësi 3.300 km do të mund të sjellë gazin nga Deti Kaspik përmes Turqisë në Bashkimin Evropian, duke anashkaluar Rusinë.

Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, tha se arritja e marrëveshjes për projektin Nabuko është "test i solidaritetit evropian".

Komisioneri për Energji i BE-së, Andris Piebalgs, u bëri thirrje liderëve politikë t'i përkushtohen fortë Nabukos deri nga fundi i marsit, përndryshe do të rrezikohej projekti.

Por, Nabuko përballet me vështirësi financiare dhe me faktin se ende nuk dihet se nga do të merret gazi.
XS
SM
MD
LG