Ndërlidhjet

Kuçi: Kosova do zbatojë standardet për në BE


Zevendes kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaroi se Kosova do te vazhdoje zbatimin e "standardeve demokratike për integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian".

Kuçi e udhehoqi delegacionin kosovar, i cili sot në Brukesel bisedoi me zyrtarët e BE-së për anëtarësimin e Kosovës në Oganizatën Botërore të Tregtisë, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, njoftoi qeveria e Kosovës.

Në takimet është bërë fjalë edhe për Marrëveshjen për Tregëti te Lirë, CEFTA, si dhe për paraqitjen e Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG