Ndërlidhjet

Medvedev u takua me kolegët e gazetares së vrarë


Presidenti rus, Dmitry Medvedev, sot është takuar me personelin e një gazete opozitare, reporterja e së cilës u vra më herët këtë muaj.

Kremlini njoftoi se zoti Medvedev takoi ish liderin sovjetik, Mikhail Gorbachov, bashkëpronar i "Novaya Gazeta" dhe kryeredaktorin Dmitry Muratov.

Reporterja e kësaj gazete është vrarë më 19 janar në qendër të Moskës, së bashku me avokatin e njohur për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov.
XS
SM
MD
LG