Ndërlidhjet

Lavrov kërkon periudhë të re të bashkëpunimit


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se është e mundshme një periudhë e re e bashkëpunimit botëror me Barack Obamën, si president i Shteteve të Bashkuara.

Në një artikull në të përditshmen londineze, Guardian, zoti Lavrov e ka përsëritur ftesën e bërë nga presidenti rus, Dmitry Medvedev, për një strukturë të re të sigurisë evropiane, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në kartën e Kombeve të Bashkuara.

Minisitri Lavror poashtu ka ftuar për zhbërjen e "sistemeve të Luftës së Ftohtë", që siç vlerësoi ai, është NATO-ja.

Ai tha se në këto propozime "nuk ka agjendë të fshehur".
XS
SM
MD
LG