Ndërlidhjet

Fitzgerald: Emri pengesë e Maqedonisë për NATO


“Kontesti me Greqinë për çështjen e emrit mbetet pengesa e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, ka deklaruar në Shkup, Komandanti i Komandës së Bashkuar të NATO-së në Napoli, Mark Fitzgerald.

Ai shprehu keqardhje që Maqedonia nuk është anëtare e NATO-s edhe përkundër përmbushjes së të gjitha reformave dhe kushteve të parapara për anëtarësim, por shprehu bindjen e tij të plotë se edhe problemi për çështjen e emrit do të zgjidhet.

Admirali i NATO-s këto komente i bëri pas takimit në Shkup me Presidentin Branko Cërvenkovski.

Në komunikatën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë thuhet se “admirali Fitzgerald ka falënderuar Presidentin Cërvenkovski për bashkëpunimin e deritanishëm intenziv të Republikës së Maqedonisë me Aleancën Veriatlantike”.
XS
SM
MD
LG