Ndërlidhjet

Ish agjenti i CIA-s spiunon për rusët nga burgu


Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se një ish agjent i CIA-s, i dënuar për spiunazh në dobi të Rusisë, përsëri është akuzuar se ka vazhduar të spiunojë për Moskën nga burgu i tij.

Zyrtarët thanë se Harold Nicholson, i cili në vitin 1997 filloi të vuajë dënimin prej 23 vjet burg për spiunazh, dhe djali i tij Nathaniel, akuzohen për spiunazh dhe shpërlarje parash.

Aktakuza thotë se Nicholson e rekrutoi dhe e stërviti të birin që të "udhëtojë nëpër botë dhe t'i mbledhë borxhet e papaguara për të atin, si dhe t'u japë informata agjentëve të huaj".

Secili prej tyre mund të dënohet me nga 35 vjet burg.
XS
SM
MD
LG