Ndërlidhjet

Venezuelë: Po sulmohen sinagogat


Komuniteti izraelit në Venezuelë njoftoi se sulmuesit kanë hyrë më dhunë ne shumë sinagoga duke i shkatërruar simbolet fetare dhe ngjyrosur muret me grafite kundër Izraelit. Incidentet kanë acaruar raportet ndërmjet Izraelit dhe Venezuelës. Ministri i Jashtëm i Venezuelës Nicolas Maduro i dënoi sulmet ndaj sinagogave por edhe njëher kritikoi politikat izraelite karshi palestinezëve. Në Janar Venezuela e dëboi ambasadorin izarelit dhe ndërpreu raportet diplomatike në shenjë proteste ndaj sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës kundër militantëve të Hamasit.
XS
SM
MD
LG