Ndërlidhjet

EULEX e regjistron mallin që hynë në Kosovë


Përfaqësuesit e misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, prej mesnatës, kanë filluar ta regjistrojnë mallin komercial që hynë në Kosovë në dy vendkalime në pjesën veriore të Kosovës, tha zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindal.

Ajo tha se ky regjistrim po kalon pa probleme.

Sipas saj, për këtë proces është përgjegjëse dogana EULEX dhe kështu do të jetë derisa dogana e Kosovës ta marrë këtë detyrë.

Zëdhënësja Lindal tha se kur kjo të ndodhë, atëherë misioni EULEX do ta kryejë monitorimin e procesit.
XS
SM
MD
LG