Ndërlidhjet

Craddock: Trupat mund të furnizohen përmes Iranit


Kryekomandanti i NATO-s tha se ai nuk do të kundërshtojë asnjë marrëveshje që vendet anëtare do ta bënin me Iranin për t'i furnizuar forcat e tyre në Afganistan.

Komentet e gjeneralit amerikan John Craddock u bënë një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, u bëri thirrje SHBA-ve dhe vendeve tjera të aleancës që të angazhohen me fqinjët e Afganistanit, përfshirë Iranin, për të siguruar përkrahje rajonale për luftën në këtë vend.

Sigurimi i rrugëve alternative për në Afganistan është domosdoshmëri pasi SHBA përgatiten t'i dyfishojnë trupat në Afganistan në 60 mijë, ndërkohë që po intensifikohen sulmet e kryengritësve në linjat furnizuese përmes Pakistanit.
XS
SM
MD
LG