Ndërlidhjet

OKB kërkon lirimin e punonjësit të rrëmbyer


Sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore, Ban Ki-Moon kërkoi lirimin e menjëhershëm të zyrtarit të Kombeve të Bashkuara, i cili u rrëmbye në Pakistan.

Persona të panjohur rrëmbyen sot punonjësin e UNHCR-së, Jan Solecki, shtetas amerikan, në provincën juglindore Baluchistan.

Solecki, kreu i zyrës së Komesariatit të Lartë për Refugjatë në kryeqytetin e provincës, Quetta, u rrëmbye teksa shkonte në punë, ndërsa vozitësi i tij u vra.

Askush ende nuk e ka pohuar përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG