Ndërlidhjet

Mediat: Christopher Hill ambasador në Irak


Diplomati Christopher Hill, është caktuar për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Irak, kanë raportuar disa media amerikane.

Sipas mediave, zoti Hill, që e kryesoi delegacionin amerikan në bisedimet gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Koresë Veriore, është zgjedhur nga presidenti amerikan, Barack Obama, që të jetë ambasador në Irak, vend ky që u invadua nga trupat amerikane, në mars të vitit 2003.

Christopher Hill ishte ambasador në Poloni dhe në Maqedoni, i dërguar i posaçëm për Kosovën dhe negociator për marrëveshjen e Dejtonit për Bosnjën.
XS
SM
MD
LG