Ndërlidhjet

Çeki: Shtyhet votimi për ndërtimin e radarit


Dhoma e Ulët e Parlamentit të Çekisë ka shtyrë votimin rreth lejimit të ndërtimit të bazës së radarit amerikan në këtë vend.

Mbështetësit e shtyrjes së votimit thanë se nuk është e qartë nëse presidenti amerikan Barack Obama do të vazhdojë me zbatimin e planit.

Ndërtimi i radarit do jetë pjesë e ngritjes së një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në Çeki e Poloni.
Plani i nisur nga administrata Bush hasi në kundërshtimin e ashpër të Rusisë.
XS
SM
MD
LG