Ndërlidhjet

Rusia dhe BE ndeshen për të drejtat e njeriut


Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka polemizuar me kryeministrin rus Vladimir Putin lidhur me të drejtat e njeriut në Rusi.

Në një konferencë për shtyp pas takimit në Moskë, Barroso tha se vrasjet e fundit të një avokati për të drejtat e njeriut dhe të një gazetares kanë ngritur shqetësime te Bashkimi Evropian.

"Të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë shumë më të rëndësishme se diplomacia ndërmjet shteteve. Ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me njerëzit dhe të drejtat e qytetarëve", tha Barroso.

Putin ndërkaq i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t'i hetojë shkeljet e të drejtave të njeriut kundër rusëve etnikë në vendet e BE-së.

Barroso vizitoi Moskën për t'i diskutuar marrëdhëniet e acaruara BE-Rusi lidhur me çështjet e energjisë dhe të politikës.

Bashkimi Evropian i pezulloi bisedimet për "partneritet strategjik" me Rusinë pas luftës së Rusisë me Gjeorgjinë në gushtin e kaluar.

Niveli i raporteve ra edhe më shumë kur nga kontesti Rusi-Ukrainë u ndëprenë dërgesat e gazit rus në Evropë.
XS
SM
MD
LG