Ndërlidhjet

Sri-Lankë: Nga sulmi vetëvrasës – 20 të vrarë


Qeveria e Sri-Lankës njoftoi se një sulmuese vetëvrasëse ka vrarë së paku 20 vetë, në një kamp të refugjatëve, që largoheshin nga zona e luftës në këtë vend.

Ministria e Mbrojtjes tha se femra vetëvrasëse ishte në mesin e grupit të civilëve, që kontrolloheshin nga ushtarët afër vendit Visuamadu, një territor verior, aktualisht nën kontrollin e ushtrisë, që më parë ishte nën kryengritësit separatisë, Tigrat Tamilë.

Ushtria njoftoi se është afër që të arrijë fitore kundër kryengritësve, pas 25 viteve të luftës civile.
XS
SM
MD
LG