Ndërlidhjet

Izraelitët sot votojnë në zgjedhjet parlamentare


Në Izrael sot po mbahen zgjedhet e përgjithshme.

Fushata parazgjedhore ishte nën hijen e luftës së Izraelit kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës në muajin janar.

Hulumtimet e opinionit flasin për një garë të ngushtë ndërmjet partisë opozitare Likud të ish kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe partisë në pushtet Kadima të prirë nga ministrja e Jashtme, Tzipi Livni.

Duke hedhur votën e tij, Netanyahu shprehu bindjen se izraelitët të cilët duan "drejtim të ri", do të duhej të mbështesnin partinë e tij Likud.
Livni ndërkaq u tha zgjedhësve që të mos votojnë "nga zhgënjimi" por me shpresën.

Rreth 5.3 milionë izraelitë në afro 9 mijë vendvotime do të votojnë për të zgjedhur 120 përfaqësuesit e tyre.

Kryeministri në largim Ehud Olmert u tërhoq në shtator pas një skandali për korrupcion.
XS
SM
MD
LG