Ndërlidhjet

Izrael: Partitë Kadima dhe Likud e pohojnë fitoren


Në garën e ngushtë të zgjedhjeve parlamentare në Izrael, fitoren e pohuan të dyja palët, liderët e partisë së qendrës Kadima dhe partisë së djathtë, Likud.

Pas numërimit të pothuaj të gjitha votave, Kadima ka parashikuar të ketë 28 mandate nga 120 ulëset në Kneset, ndërsa Likud ka projektuar 27 ulëse.
Ende nuk janë numëruar votat e mijëra ushtarëve.

Meqë asnjë parti nuk e ka fituar shumicën, presidenti Shimon Peres do të duhet të emërojë liderin, i cili do të formojë koalicionin qeverisës.

Në fjalimin e saj, udhëheqësja e partisë Kadima, Tzipi Livni i bëri thirrje liderit të partisë Likud, Benjamin Netanyahu, që t'i bashkohet qeverisë së unitetit të drejtuar nga Kadima.

Më herët, Netanyahu tha se ai do të jetë drejtuesi i qeverisë së re, duke pohuar se radikalët do të jenë më të numërt se sa të moderuarit në parlamentin e ri.
Rolin kyç në formimin e qeverisë së re me gjasë do ta luajë Avigdor Lieberman, i lindur në Bashkimin Sovjetik, kryetar i partisë ultranacionaliste Beitenu, e cila u radhit e treta, para partisë Laburiste.

Lieberman ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me cilën do nga dy partitë kryesore.
XS
SM
MD
LG