Ndërlidhjet

Feith kritikon Prishtinën dhe Beogradin


Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë Peter Feith e ka cilësuar si "të brishtë" situatën politike në Kosovë, veçanërisht në zonat e dominuara nga serbët në veri.

Në fjalën e tij para Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Parlamentit Evropian Feith theksoi se Beogradi duhet të bëjë më shumë për të mbështetur EULEX-in.

"Një mbështetje më e madhe dhe cilësisht më e mirë nga Beogradi për punën e misionit evropian në terren është kyçe, në veçanti për të siguruar bashkëpunimin e pushtetit lokal në veri si dhe për të izoluar kriminelët e linjës së ashpër po në pjesën veriore", tha Feith.

Por Peter Feith ka qenë kritik dhe ndaj Prishtinës duke thënë se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për t'iu qasur pakicave.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar kritikoi qeverinë e Kosovës pasi sipas tij ka probleme me transparencën, standardet demokratike dhe mbajtjen e përgjegjësive.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG