Ndërlidhjet

SHBA ndihmojnë konferencën mbi racizmin


Administrata amerikane e presidentit Obama do të marrë pjesë në takimet palnifikuese për mbajtjen e një konference mbi racizmin nën organizimin e OKB-së.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë nën presionin e Izraelit për të qëndruar lag kësaj konference.

Në konferencën e ngjashme të vitit 2001 SHBA-të dhe Izraeli u larguan në shenjë proteste ndaj përpjekjeve për të krahasuar cionizmin, lëvizja që krijoi shtetin izraelit me racizimin.

Megjithatë Uashingtoni ende nuk e ka marrë vendimin rreth pjesëmarrjes në konferencën e këtij viti që mbahet në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG